Prishtinë, 18 korrik 2026 09:36
Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë ka publikuar dëshminë autentike të Nazlije Selim Selimit, e cila ishte vetëm 11 vjeçe kur i mbijetoi Masakrës së Hallaqit të Vogël.
Në rrëfimin e dhënë vetëm pak ditë pas krimit, Nazlija kujton momentet tragjike kur forcat serbe i vranë babanë dhe dhjetëra banorë të tjerë të fshatit. Sipas institutit, dëshmia e saj përfaqëson kujtesën e vuajtjeve të mijëra civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë dhe shërben si thirrje që e vërteta të dokumentohet, të ruhet dhe të mos harrohet.
Instituti thekson se ruajtja e dëshmive të të mbijetuarve ndihmon në dokumentimin e krimeve dhe afron drejtësinë një hap më pranë për viktimat e luftës.
Videoja është publikuar me pëlqimin e shprehur të Nazlije Selim Selimit dhe është pjesë e arkivit të Institutit.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi