Prishtinë, 18 korrik 2026 13:14
Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, pritet të nisë së shpejti, ndërsa në listën e dëshmitarëve do të përfshihen edhe figura të njohura ndërkombëtare.
Sipas raportimeve, për të dëshmuar lidhur me ngjarjet e 15 janarit 1999 do të thirren ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, si dhe ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark. Të dy konsiderohen dëshmitarë të rëndësishëm për shkak të rolit që patën në dokumentimin dhe reagimin ndërkombëtar pas masakrës.
Masakra e Reçakut, ku u vranë 45 civilë shqiptarë, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme që ndikoi në ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe më pas në fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe.
Pritet që gjatë procesit gjyqësor të dëgjohen edhe dëshmitë e personave të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të krimit dhe vendosjes së drejtësisë për viktimat e Masakrës së Reçakut.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi