Prishtinë 13 korrik 2026 8:05
Historiani serb Milivoj Beshlin ka vlerësuar se Rusia, pas luftës në Ukrainë, nuk do të ketë kapacitetin që në dekadat e ardhshme të ushtrojë ndikimin që ka pasur deri më tani në Ballkan.
Në bashkëbisedimin në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Beshlini ka thënë se Rusia ka pësuar një disfatë jo vetëm ushtarake dhe materiale, por edhe morale e politike në Ukrainë, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e saj për t’u angazhuar në rajon në të ardhmen.
Sipas tij, kjo do ta vendosë Serbinë përballë një zgjedhjeje të rëndësishme strategjike për orientimin e saj.
“Pastaj shtrohet pyetja se ku dhe në cilin drejtim do të kthehet Serbia. A do t’i kthehet Bashkimit Evropian, paqes me fqinjët dhe demokratizimit të vet?”, u shpreh Beshlin.
Ai shtoi se shenja më e qartë e një Serbie demokratike do të ishte heqja dorë nga, siç e quajti ai, koncepti shkatërrues i shtetit të madh dhe ndërtimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit.

Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë