Prishtinë, 12 korrik 2026 09:10
Brenda mureve të Hagës ndodhen nga nëntori i vitit 2020.
Katërshja drejtuese e UÇK-së, qëndrimin prapa grilave po e vazhdojnë për më shumë se 5 vite.
Çështja gjyqësore kundër tyre u mbyll në shkurt të këtij viti.
Edhe tani kur është vendosur data për shpalljen aktgjykimit për akuzat e Prokurorisë për krime lufte, Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit u është vazhduar paraburgimi.
Për monitoruesin e këtij procesi gjyqësor, Amer Alija, ky nuk mund të cilësohet si një sinjal sa i përket natyrës së verdiktit gjyqësor.
“Nuk mund të interpretohet si një sinjal dënues ose lirues, për arsye se masa e sigurisë së të pandehurit ka të bëjë me procedurën, pra me zhvillimin pa pengesa të procedurës penale. Gjendja faktike apo provat të cilat e vërtetojnë gjendjen faktike, përgjegjësinë e të akuzuarve janë ato që e përcaktojnë vendimin lirues ose dënues. Kurse masat për siguri ose paraburgimi, qoftë edhe masa më të buta, nuk janë parapërcaktues për ndonjë vendim në fund të shqyrtimit kryesor”, deklaroi Amer Alija.
Megjithatë, konsiderohet se Gjykata Speciale do duhej të ndryshonte masën e sigurisë, sipas avokatit Skënder Musa.
“Gjykata duhet të analizojë drejt çështjen e paraburgimit, dhe unë mendoj se nëse e analizon drejt gjithë ato kushtet që i parasheh ligji për caktimin e masës së paraburgimit, duhet me ia ndërpre masën e paraburgimit apo t’ia zëvendësojë me ndonjë masë tjetër më të lehtë, në mënyrë që shpalljen e aktgjykimit ata ta presin nga liria”, theksoi Musa.
Madje, konsiderohet se zbutja e masës së paraburgimit, do të duhej të hynte në fuqi që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Kështu vlerëson avokati Ardian Bajraktari.
“Së paku nga fillimi i prillit të vitit që shkoi, kur trupi gjykues ka përfunduar së dëgjuari listën e dëshmitarëve të prokurorisë. Për faktin se nuk ekzistojnë asnjë nga kushtet që duhet m’u plotësu për vazhdimin e masës së paraburgimit, as me ligj e as me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, vlerësoi Bajraktari.
Për secilin prej ish krerëve të UÇK-së, Prokuroria Speciale ka kërkuar dënim prej 45 vitesh, për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit