Prishtinë, 11 korrik 2026 20:18
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 31-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, duke nderuar kujtimin e 8.372 burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë.
Haxhiu ka thënë se Srebrenica mbetet një kujtesë e dhimbshme se dështimi për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe për të vepruar në kohë ka pasoja tragjike, duke theksuar se kujtesa për viktimat dhe e vërteta për krimin janë detyrim moral që nuk zbehet me kalimin e kohës.
“Në fjalën time theksova se si qytetarë të Kosovës e kuptojmë peshën e humbjes, dhimbjes dhe rëndësinë e drejtësisë. Prandaj qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën për Srebrenicën. Mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk mund të kenë vend në një shoqëri që synon paqe, demokraci dhe pajtim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk kanë vend në një shoqëri që synon paqe, demokraci dhe pajtim.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave