Prishtinë, 12 korrik 2026 16:44
Masat e ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë kanë filluar të japin rezultatet e para në sektorin e qumështit, pasi pjesa më e madhe e qumështit të prodhuar nga fermerët tashmë po grumbullohet.
Megjithatë, sipas Shoqatës së Qumështit, problem mbetet situata në Podujevë dhe Vushtrri, ku rreth 35 fermerëve në Podujevë dhe rreth 30 fermerëve në Vushtrri ende nuk u grumbullohet qumështi. Sipas të dhënave nga terreni, bëhet fjalë për rreth 5 deri në 6 tonë qumësht që vazhdon të mbetet pa u grumbulluar.
Shoqata u ka bërë thirrje përpunuesve të qumështit që operojnë në këto zona të ndërhyjnë dhe të grumbullojnë edhe këtë sasi, në mënyrë që i gjithë qumështi i prodhuar nga fermerët të mos mbetet pa treg.
Sipas saj, kërkesa për qumësht pritet të rritet ndjeshëm në periudhën e ardhshme, gjë që do të rrisë edhe nevojën për zgjerimin e prodhimit në fermat vendore. Shoqata pret që Ministria e Bujqësisë të vazhdojë zbatimin e masave dhe vendimeve të planifikuara për mbështetjen e sektorit.
Megjithatë, ajo thekson se sfida të mëdha vazhdojnë të mbeten çmimi i ulët i grumbullimit të qumështit dhe vonesat në pagesa, të cilat, sipas saj, në disa raste arrijnë deri në gjashtë muaj ose edhe më shumë.
Shoqata përsëriti gjithashtu kërkesën për ndalimin e përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në fabrikat e përpunimit të qumështit, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për stabilizimin e sektorit, mbrojtjen e prodhimit vendor dhe rikthimin e besimit të konsumatorëve.
“Mbrojtja e industrisë është jo vetëm mbrojtje e fermerit, por edhe e konsumatorit dhe e shtetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Qumështit.

Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Kosova forcon kontrollin në turizëm, nuk tolerohen udhërrëfyesit pa licencë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren
Krehiç: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhduku
Konjufca: Rrjetet e spiunazhit synojnë destabilizimin
Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit