Prishtinë, 11 korrik 2026 15:53
Shkrimtari serb Vlladimir Arsenijeviq është sulmuar të shtunën në Beograd nga një grup prej mbi 20 personash gjatë përgatitjeve për organizimin e një aktiviteti përkujtimor për gjenocidin e Srebrenicës. Si pasojë e incidentit, aktiviteti është anuluar.
Arsenijeviq u sulmua pranë Urës së Brankos, pak para fillimit të ceremonisë së planifikuar për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
“Sot në mëngjes, kur erdha këtu, më rrethoi një grup prej 20 deri në 30 personash, të cilët më goditën, më kërcënuan me fjalor tashmë të njohur dhe e mbuluan të gjithë këtë hapësirë me mesazhet e tyre”, ka thënë Arsenijeviq përmes një video në rrjetet sociale.
Megjithëse aktiviteti i sotëm u anulua, ai ka thënë se sulmi nuk do t’i ndalë organizatorët të vazhdojnë punën dhe angazhimin e tyre.

Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n