Prishtinë, 11 korrik 2026 07:11
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë, ka zhvilluar takime të ndara me kryetarët e PDK-së dhe LDK-së.
Përmes një njoftimi, Kurti tha se është ende herët për të folur për rezultate konkrete, por u shpreh optimist për ecurinë e procesit.
Ai theksoi se fryma konstruktive që ka karakterizuar bisedimet nuk përbën ende marrëveshje apo garanci për sukses, megjithatë vlerësoi se takimet e para, të mbajtura pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, krijojnë shpresë për avancim në fazat e ardhshme të konsultimeve.
Kurti shtoi se mbetet i angazhuar, së bashku me akterët politikë, për jetësimin e vullnetit të qytetarëve përmes krijimit të institucioneve të reja dhe funksionale, të cilat, sipas tij, do të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n