Prishtinë, 11 korrik 2026 08:58
Kosova ka siguruar 206.4 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, ku 44 milionë euro do të dedikohen për projekte në fushën e mjedisit dhe klimës.
Sipas ministres së Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, paketa financiare përfshin 180.5 milionë euro nga programet IPA për periudhën 2026-2027 dhe 25.9 milionë euro nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Nga shuma totale, 44 milionë euro do të investohen në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor, dhe fondet do të mbështesin zbatimin e reformave për menaxhimin e mbeturinave, përfshirë Pakon e Madhe të Largimit të Mbeturinave dhe krijimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të tyre.
Po ashtu, financimi do të përdoret për projekte të bazuara në natyrë, që synojnë mbrojtjen e shtretërve të lumenjve dhe menaxhimin e rrezikut nga vërshimet.
Pacolli ka thënë se miratimi i këtyre fondeve përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, ndërsa shprehu mirënjohje ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen financiare.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici