Prishtinë, 10 korrik 2026 21:55
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë licencat për udhërrëfyesit turistikë që kanë përmbushur kriteret ligjore dhe profesionale, duke shënuar një hap të rëndësishëm në profesionalizimin e sektorit të turizmit.
Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në ambientet e Muzeut “Emin Gjiku” në Prishtinë, u ndanë licencat për udhërrëfyesit turistikë që i kanë përmbushur kriteret e parapara ligjore dhe profesionale.
“Këto licenca janë simbol i profesionalizmit, përgjegjësisë e cilësisë së shërbimit që synojmë ta ofrojmë. Qëllimi ynë duhet të jetë i qartë, ta bëjmë Kosovën një destinacion gjithnjë e më të besueshëm ku vizitorët marrin shërbime profesionale e njohuri për kulturën e trashëgiminë tonë autentike” ka thënë Saranda Bogujevci, ministre e MKRS.
Ndërkaq, përfituesit e licencave u shprehën se certifikimi i tyre përbën një motiv shtesë për të ofruar shërbime profesionale dhe për të kontribuar në zhvillimin e turizmit në vend.
“Shumë mirë, është privilegj me përfaqësu Kosovën si guidë edhe më shumë tash që edhe jemi licencua nga Ministria e Turizmit”, ka thënë Naile Cekaj, udhërrëfyese.
Ceremonia u përmbyll me ndarjen simbolike të licencave, të cilat u japin udhërrëfyesve të drejtën për ta ushtruar profesionin në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici