Prishtinë, 9 korrik 2026 07:27
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Kosova ka përfituar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.
Ai ka thënë se për këtë janë njoftuar të martën nga Bashkimi Evropian, se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027.
Kurti ka thënë se pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi, projektet do të fillojnë zbatimin.
“Fondet do të mbështesin fushat prioritare të vendit: Mjedisi dhe klima – 44 milionë euro; Energjia – 34.5 milionë euro;Menaxhimi i kufijve dhe migrimi – 30.5 milionë euro; Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi – 31.8 milionë euro;Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE – 24.7 milionë euro;Sundimi i ligjit – 15 milionë euro”, ka shkruar Kurti në Facebok.
Ai ka bërë të ditur se gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore.
“Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Përveç projekteve të IPA 2026 e IPA 2027, siç ka bërë të ditur kryeministri në detyrë janë miratuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro.
“Hidrosistemi Ibër-Lepenc – asistencë teknike për përgatitjen e investimit infrastrukturor;- Autostrada Qafë e Duhlës–Banullë – asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës;- Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë – grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH”, ka njoftuar Kurti

Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme