Rizvanolli e Karakaç diskutojnë projektin e termocentralit të Vlorës me gaz të lëngëzuar nga ShBA
Prishtinë, 8 korrik 2026 20:53
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi, ku siç ka thënë ajo është diskutuar mbi prioritetet përbashkëta në sektorin e energjisë.
Ajo ka thënë se është disktuar edhe bashkëpunim në projektin termocentralin në Vlorë, për furnizim me gaz nga ShBA, ku Kosova e Shqipëria do të ndajnë kapacitetet e energjisë elektrike në përputhje me nevojat e të dy vendeve.
“Bashkëpunimin në projektin e termocentralit të Vlorës (me furnizim me gaz të lëngëzuar natyror nga ShBA), sipas marrëveshjes së vitit 2022, me qëllim që Kosova dhe Shqipëria të ndajnë kapacitetet e energjisë elektrike në përputhje me nevojat e të dy vendeve;Zhvillimin dhe rritjen e bursës tonë të përbashkët të energjisë elektrike, Bursës Shqiptare (🇦🇱🇽🇰ALPEX), në të cilën vëllimi i tregtisë po rritet vit pas viti;Linjën e re të transmetimit 400 kV Prizren – Fierzë.U dakorduam të vazhdojmë koordinimin e ngushtë institucional dhe teknik”, ka shkruar ajo në Facebook.
Të gjitha materialet e publikuara në këtë web janë pronësi e portalit dhe
mbrohen me ligjet për të drejtën autoriale.
Këto materiale nuk mund të kopjohen, shtypen apo të përdoren për çdo lloj
përfitimi material pa miratimin e drejtuesve të “Veritas Info”.
“Veritas Info” është themeluar me qëllim që të sigurojë akses të shpejtë
dhe të besueshëm në informacion, të promovojë dialogun ndërmjet
komuniteteve dhe të mbështesë transparencën dhe pjesëmarrjen aktive
qytetare në jetën shoqërore dhe demokratike.