Prishtinë, 8 korrik 2026 12:20
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar të gjitha bizneset se faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk do të njihen për qëllime tatimore, duke u bërë thirrje tatimpaguesve që të tregojnë kujdes në përzgjedhjen e partnerëve të tyre afaristë.
Sipas ATK-së, transaksionet e tilla nuk do të pranohen si shpenzime në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura dhe as nuk do të njihen për kreditim të zbritshëm të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Institucioni u ka bërë apel bizneseve që, para se të hyjnë në marrëdhënie bashkëpunimi, të verifikojnë statusin e partnerëve të tyre afaristë. Sipas ATK-së, ky veprim ndihmon në shmangien e përfshirjes në transaksione të parregullta dhe siguron respektimin e legjislacionit tatimor në fuqi.
ATK ka paralajmëruar gjithashtu se, në rastet kur identifikohen transaksione fiktive, do të ndërmerren masat e parapara me ligj ndaj të dyja palëve të përfshira në transaksion.
Në fund, Administrata Tatimore thekson se respektimi i detyrimeve tatimore është përgjegjësi e përbashkët dhe se zbatimi i rregullave kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më të drejtë, më transparente dhe më të qëndrueshme.

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara