Prishtinë, 8 korrik 2026 13:48
Klinika e Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka realizuar për herë të parë me sukses operime neurokirurgjikale me teknikën e neuroendoskopisë, një metodë moderne dhe minimalisht invazive që përdoret në kirurgjinë e trurit.
Sipas njoftimit të qendrës, ndërhyrjet janë kryer më 6 dhe 7 korrik, në bashkëpunim me neurokirurgun nga Gjermania, dr. Gousias Konstantinos, i cili së bashku me ekipin e Klinikës së Neurokirurgjisë udhëhoqi realizimin e këtyre procedurave.
Gjatë kësaj vizite janë kryer me sukses dy ndërhyrje të avancuara kirurgjikale: heqja e një tumori të hipofizës përmes qasjes neuroendoskopike dhe heqja e një tumori të ventrikulit të tretë të trurit, po ashtu me teknikën e neuroendoskopisë.
Në të dy operacionet është përdorur edhe neuronavigatori, një pajisje moderne që mundëson orientim të saktë anatomik gjatë ndërhyrjes. Sipas QKUK-së, përdorimi i kësaj teknologjie rrit sigurinë e procedurës dhe mundëson realizimin e operacioneve me precizion të lartë, sipas standardeve bashkëkohore të neurokirurgjisë.
Sipas SHSKUK-së, të dy pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdojnë trajtimin dhe rikuperimin sipas planit të ekipit mjekësor.
Përveç aspektit klinik, vizita e specialistit nga Gjermania pati edhe rëndësi profesionale dhe edukative për stafin e Klinikës së Neurokirurgjisë. Gjatë procedurave, neurokirurgët, anesteziologët, infermierët instrumentarë dhe personeli i sallës operative morën pjesë në trajnim praktik, duke përfituar njohuri dhe përvojë të drejtpërdrejtë në zbatimin e teknikave moderne të neuroendoskopisë dhe përdorimin e neuronavigatorit

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara