Prishtinë, 8 korrik 2026 11:17
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”, i raportuar në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës (kullë) kanë vërejtur disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit.
“Kompleksi Memorial-Zahir Pajaziti, Orllan Podujevë 30.05.2026-30.06.2026. Njësitet policore, pas pranimit të informatës, lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në objektin përcjellës-në kullë ka vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara