Prishtinë, 3 korrik 2026 21:30
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar arrestimin e Osman Selmanit nga autoritetet serbe, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ta lidhur këtë rast me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tyre, është pa bazë faktike apo ligjore.
Në një njoftim, organizata deklaron se regjistrat zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave si veteran i UÇK-së.
“Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër.
Kërkojmë që institucionet e Kosovës të veprojnë pa vonesë. Çdo qytetar që u nënshtrohet këtyre procedurave ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, dhe Republika e Kosovës ka edhe detyrimin për ta ofruar atë” thuhet në reagim zyrtar.

Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola