Prishtinë, 3 korrik 2026 21:59
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana, plus 2 centë për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë plus 12 centë për litër.
MINTI ka njoftuar se vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, nga të cilat rezulton se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje.
“Po ashtu, analizat kanë treguar se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërsa uljet nuk përcillen në mënyrë të plotë ose ndodhin me vonesë. Me vendimin e ri, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana e Kosovës, plus 2 eurocentë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë çmimi mesatar i furnizimit plus 12 eurocentë për litër”- thuhet në njoftimin e datës 03.07.2026.
MINTI u bën thirrje të gjitha subjekteve që merren me tregtimin e produkteve të naftës të respektojnë çmimet maksimale të përcaktuara dhe të sigurojnë furnizim të rregullt të tregut.
“Zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës”- thuhet në njoftimin e MINTI-t.
Ministria thekson se kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme dhe garantimin e funksionimit normal e transparent të tregut të derivateve të naftës.
Ndërsa, paralajmëron masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk respektojnë vendimin.

Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola