Prishtinë, 3 korrik 2026 19:48
Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një vizitë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku u prit nga drejtori i Agjencisë, Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të institucionit.
Gjatë vizitës, Haxhiu u njoftua nga afër me punën, organizimin dhe prioritetet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si institucion kyç në mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, ajo shprehu vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në përmbushjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor, duke theksuar rëndësinë e rolit që Agjencia ka në garantimin e sigurisë kombëtare.
Haxhiu theksoi se forcimi i kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mbeten parakushte për një Republikë të sigurt, demokratike dhe të përgatitur për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.

Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola