Prishtinë, 3 korrik 2026 18:44
Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë, e cila synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe lëvizjes së fuqisë punëtore.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Republikës së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.
Sipas njoftimit, marrëveshja parashikon heqjen e barrierave administrative për të lehtësuar qasjen e punëkërkuesve në tregun e punës në të dyja vendet. Gjithashtu, ajo synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse, të nxisë zhvillimin e aftësive profesionale dhe të mundësojë shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e punësimit.
Zbatimi i marrëveshjes do të bëhet nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive e Republikës së Shqipërisë, të cilat do të koordinojnë aktivitetet për realizimin e objektivave të saj.

Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola