Prishtinë, 3 korrik 2026 12:56
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur ceremonia solemne e diplomimit dhe betimit të 12 kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët kanë përfunduar me sukses studimet katërvjeçare në programin ushtarak të Qendrës për Studime Universitare pranë Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, si dhe përgatitjen akademike në Universitetin Amerikan në Kosovë.
Në këtë ceremoni morën pjesë ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtues të lartë të FSK-së, oficerë, nënoficerë, përfaqësues institucionalë, partnerë ndërkombëtarë, si dhe familjarë të kadetëve.
Ceremonia nisi me raportimin para ushtrueses së detyrës së Presidentes, njëherësh Komandante Supreme e FSK-së, ndërsa u përmbyll me betimin solemn të gjeneratës së vitit 2026.
Pas dhënies së betimit, 12 kadetët u graduan me gradën nëntoger, duke u bërë oficerët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të gatshëm për të shërbyer me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.
Sipas FSK-së, diplomimi dhe betimi i kësaj gjenerate përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve profesionale të institucionit dhe dëshmon angazhimin për ndërtimin e një force moderne, të aftë dhe në përputhje me standardet më të larta ushtarake.

Aktakuzë ndaj një personi për kërcënimin publik ndaj Albin Kurtit
Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
Fehim Sali dyshohet se mblidhte informacione për vehabistë e persona të tjerë që mund t’i rekrutonte
Rrjetet e dyshuara të spiunazhit po përballen me goditje në Kosovë
I arrestuari për spinuazh F.S. dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe
Patkoi” – kulmimi i një doktrine politike serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Parku Industrial i Podujevës, investim mbi 3 milionë euro për zhvillimin ekonomik të Llapit