Prishtinë, 2 korrik 2026 17:21
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi amerikan me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar për zhvillimet dhe përparimin e Kosovës në vitet e fundit, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fusha strategjike si politika e jashtme, energjia, mbrojtja dhe siguria.
“Delegacioni përbëhej nga udhëheqësi i projektit Faton Bislimi, profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph, Drejtori Ekzekutiv i Çështjeve Qeveritare në Legjionin Amerikan Mario Marquez, Drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Familjeve të Ushtrisë Besa Tafilaj Pinchotti, si dhe anëtarë të bordit të projektit, përfshirë Ramiz Tafilaj, Shpend Bytyqi, Naser Berisha, Sherif Sherifi, Faton Blakqori dhe Andi Vranja”, thuhet në njoftim.

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune
Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kaçanik
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e tij
Protesta “Jo në emrin tim!” hyn në ditën e 15-të
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian
Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro