Prishtinë, 2 korrik 2026 20:13
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) njofton se ka vazhduar sot zbatimin e vendimit të Ministrit, Armend Muja, për lirimin dhe rikthimin në posedim të ligjshëm të të gjitha pronave të uzurpuara që janë në administrim të Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK), si pjesë e angazhimit institucional për mbrojtjen e pronës publike dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Në kuadër të këtij procesi, sot është liruar prona e MBPZhR-së – Institutit Bujqësor të Kosovës në Stankaj të Rugovës, në zbatim të Marrëveshjes së Ndërmjetësimit nr. ND.nr.430/25, të datës 19.12.2025, të miratuar me Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit ky veprim përfaqëson vazhdimin e zbatimit të vendimit të Ministrit Armend Muja, sipas të cilit çdo pronë e Institutit Bujqësor të Kosovës që është uzurpuar ose shfrytëzohet pa bazë ligjore do t’i rikthehet posedimit të ligjshëm të Ministrisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përmes procedurave të rregullta ligjore.
MBPZhR do të vazhdojë me identifikimin, lirimin dhe mbrojtjen e të gjitha pronave në administrimin e saj, duke ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm ligjor dhe administrativ për garantimin e menaxhimit të përgjegjshëm të pasurisë publike.
Ministria u bën thirrje të gjithë shfrytëzuesve të paautorizuar të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës që të respektojnë dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve kompetente, duke mundësuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e pasurisë publike

Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Kosova kalon në pagesa të shpejta, paratë do të transferohen 24/7
Nis rrënimi i gjashtë objekteve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit
Kurti: Strukturat paralele në veri janë shkatërruar, 29 rrugë ilegale janë mbyllur
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi