Prishtinë, 1 korrik 2026 14:12
Është publikuar fotografia e 25-vjeçarit, Lirim Ruhani, i cili humbi jetën tragjikisht pasi u mbyt në Liqenin e Batllavës.
Trupi i pajetë i tij u nxor nga ujërat rreth orës 13:00, pas më shumë se 24 orësh kërkime intensive të zhvilluara nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.
Sipas informacioneve, 25-vjeçari ndodhej në liqen së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Ai kishte hyrë në ujë për t’u freskuar, por nuk arriti më të dilte në sipërfaqe, transmeton Klankosova.tv.
Pas konfirmimit të vdekjes së tij, ka reaguar edhe fshati Prapashticë, prej nga ishte me origjinë i ndjeri.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëvendësit tonë, Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës. Në emër të Prapashticës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ruhani, të afërmit dhe miqtë. Ndajmë dhimbjen me ta në këto momente të rënda dhe lutemi që Zoti t’u japë forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të rëndë”.
Ngjarja ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e zonës, ndërsa autoritetet kanë zhvilluar një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi deri në gjetjen e trupit të pajetë të 25-vjeçarit.

Gërmimet në Kalludër, gjenden mbetjet eshtërore të tre personave
Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe një grua e lënduar rëndë
Rashkoviq nën hetim për krime lufte, në pronën e tij gjendet pushkë AK-47
Të dyshuarit për spinazh i gjendën euro e dinarë si dhe katër telefona mobil
Koci: Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet në Serbi
Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Masakrën e Kalludrës
Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA
“Siparantum” prezanton Kosovën në festivalin e koreve në Malajzi
Dy sfida për tri pikët, Superliga vazhdon sot
Vrajolli: Kosova duhet të ruhet nga ekstremizmi fetar dhe predikuesit nga jashtë saj që nxisin intolerancë dhe përjashtim