Prishtinë, 1 korrik 2026 10:27
Një aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në më shumë se 40 lokacione në të gjithë vendin, pas një hetimi disamujor mbi dyshimet për një skemë të organizuar kriminale.
Gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërsa janë sekuestruar para të gatshme, dokumentacione të ndryshme që dyshohet se lidhen me aktivitetin nën hetim, kompjuterë, si dhe cisterna të përdorura në sektorin e derivateve të naftës.
Në operacion janë përfshirë Prokuroria Speciale, Njësia e hetimeve tatimore e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Policia e Kosovës dhe Njësia e hetimeve e Doganës së Kosovës.
Bëhet e ditur se me anë të kësaj skeme është ndërtuar një system i shpëlarjes së parave në Kosovë. Ky grup kishte përdorur një skemë të njohur të kontrabandimit dhe shmangies së tatimeve të naftës teknike, e cila ishte përdorur edhe në kontrabandën e naftës në zonën veriore të Kosovës.
Nafta ishte importuar nga kompani nga Kosova dhe kishte kaluar transit në Republikën e Shqipërisë, pohojnë burimet e Indeksonline.
Shqipëria, sipas burimeve, ka taksa shumë më të larta për naftën, diku mes 20 deri në 40 centë më të shtrenjta se sa në Kosovë.
Grupi, sipas burimeve, kishte zbarkuar naftën në Shqipëri, ku ajo ishte shitur në tregun e zi, ndërsa maunat ishin mbushur me ujë dhe ishin futur në Kosovë.
Maunat, sipas këtyre burimeve, kishin paguar doganën dhe akcizën, e cila është më e ulët në Kosovë, duke krijuar fitime prej 10 apo më shumë centësh për secilin litër të naftës që ishte zbarkuar në Shqipëri dhe në formë fiktive ishte importuar në Kosovë.
Burimet e Indeksonlinet bëjnë të ditur se aksioni po zhvillohet në disa komuna të Kosovës dhe se ka dhjetëra të arrestuar deri tani.

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian
Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro