Prishtinë, 1 korrik 2026 19:07
Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka përfunduar me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.
Aksioni është zhvilluar të mërkurën në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjatë të cilit autoritetet kanë kryer kontrolle në gjithsej 21 lokacione.
Sipas njoftimit të përbashkët të institucioneve, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 15 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, pesë autobotë për transportin e derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumentacion i ndryshëm dhe prova të tjera që lidhen me rastin. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në pranga kanë përfunduar personat me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q.
Ata dyshohen për veprat penale të shpëlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, dokumenteve të rreme lidhur me tatimin, si dhe shmangies nga tatimi.
Sipas autoriteteve, hetimet e zhvilluara deri më tani kanë siguruar prova që krijojnë dyshimin e bazuar se të arrestuarit kanë vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Dyshohet se ata kanë përdorur dokumente të rreme tatimore dhe kanë realizuar shitje e transaksione fiktive të derivateve të naftës, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm dhe shmangien e detyrimeve tatimore.
Operacioni është realizuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, me mbështetjen e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian
Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro