Prishtinë, 29 qershor 2026 11:37
Milan Radojçiq është parë në tubimin e mbajtur më 27 qershor në Beograd, të organizuar në mbështetje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan VeritasInfo.
Pamje dhe fotografi të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një person që identifikohet si Radojiçiq mes pjesëmarrësve në këtë aktivitet, duke nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
Kryeorganizatori i sulmit terrorist në Banjksë – Radojçiq, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes për shkak të rolit të tij në zhvillimet në rajon.
Shfaqja e tij në këtë tubim ka rikthyer debatet mbi ndikimin dhe angazhimin e tij në skenën politike serbe.
Deri më tani, autoritetet apo organizatorët e tubimit nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për të konfirmuar ose mohuar praninë e tij në këtë aktivitet.
Milan Radojçiq udhëhoqi sulmin terrorist në Banjksë të veriut të Kosovës, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Që nga ajo kohë ai vazhdon të gjejë strehë në Serbi, dhe të lëviz lirshëm i pashqetësuar nga kapja e organeve të atjeshme e të sillet para drejtësisë.

Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur