Prishtinë, 28 qershor 2026 14:53
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër, duke e cilësuar projektin si një investim që do të forcojë lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik në të dy anët e lumit.
Sipas Bashës, ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën dhe të afrojë edhe më shumë veriun me jugun e Mitrovicës.
Ai ka theksuar se, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, fokusi nuk është më te debatet për ndarjen e Kosovës, por te projektet që, sipas tij, kontribuojnë në afrimin dhe integrimin e vendit.
“Vazhdojmë me punë të mira”, ka përfunduar Basha në reagimin e tij.

Gërvalla mohon kontaktet me Specialen: Është betejë ligjore, jo deklaratash
Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme
35 vjet nga referendumi për pavarësi të Kosovës
Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
Aktivizohen institucionet pas mishit të skaduar të destinuar për Kosovën
Qeveria miraton pakon e projektligjeve për reformën në drejtësi
Kamberi: Beogradi bllokon fondet dhe tekstet shqip, por Lugina po flet në New York
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren