Prishtinë, 28 qershor 2026 13:05
Policia e Kosovës ka shpërndarë fletëpalosje me udhëzime për qytetarët dhe pjesëmarrësit në aktivitetet e organizuara me rastin e Vidovdanit, duke rikujtuar rregullat që duhet të respektohen gjatë manifestimeve dhe paralajmëruar masa ndaj atyre që shkelin ligjin.
Në njoftimin, i cili është publikuar në gjuhën shqipe dhe është përkthyer edhe në serbisht, thuhet se aktivitetet me karakter fetar rregullohen nga konventat ndërkombëtare dhe legjislacioni në fuqi.
Policia thekson se nuk do të lejojë shfaqjen e simboleve në rroba, flamuj, banderola apo forma të tjera, të cilat përfaqësojnë ose nxisin urrejtje etnike, fetare apo politike.
Në fletëpalosje gjithashtu paralajmërohet se personat që kryejnë vepra penale gjatë manifestimeve do të përballen me masat e parashikuara me ligj, përfshirë arrestimin.
“Personat që vendosin të kryejnë vepra penale gjatë ngjarjes do të përballen menjëherë me ligjin. Në rast të kryerjes së veprave penale, mund të arrestoheni. Shpresojmë që të mos ketë dhunë ose shkelje të asnjërës prej pikave të lartpërmendura dhe që kjo ditë të kalojë në paqe”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas raportimeve nga terreni, fletëpalosjet po shpërndahen edhe në Gazimestan, ku pritet të mbahet manifestimi qendror me rastin e Vidovdanit.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës