Mitrovicë, 26 qershor 2026 14:54
Në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut, institucionet e Republikës së Kosovës kanë vazhduar zbatimin e legjislacionit që rregullon ndërtimet pa leje, duke ndërmarrë veprime për lirimin e objekteve që janë ndërtuar në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Ekipi i portalit VeritasInfo ishte në vendin e ngjarjes, duke përcjellë nga afër këtë proces.
Pronarët e objekteve ishin njoftuar paraprakisht për vendimet e institucioneve dhe afatet për lirimin e tyre, ndërsa procesi në terren po zhvillohet në kuadër të zbatimit të procedurave ligjore.
Autoritetet kanë theksuar se veprimet lidhen me zbatimin e legjislacionit në fuqi, i cili rregullon planifikimin hapësinor, ndërtimin dhe përdorimin e objekteve, me synim trajtimin e ndërtimeve të realizuara pa lejet përkatëse, pavarësisht pronësisë apo përdoruesve të tyre.
Vetëm disa dhjetëra metra nga zona ku po zhvillohet aktiviteti, ndodhet një bazë e sapondërtuar e Shërbimit të Emergjencave të Kosovës, duke i hapur rrugë rregullimit të infrastrukturës së nevojshme të shërbimit të emergjencave.
Liqeni i Ujmanit është një zonë me rëndësi të veçantë infrastrukturore dhe strategjike në veri të Kosovës, andaj duke qenë pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës, nuk lejohen ndërtimet pa leje apo veprimtari të tjera që bien ndesh me ligjislacionin në fuqi.

Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë