Prishtinë, 26 qershor 2026 14:15
Njëzet e gjashtë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, fati i 1.560 personave të zhdukur vazhdon të mbetet i pazbardhur, ndërsa familjet e tyre ende presin të mësojnë të vërtetën për më të dashurit.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në rajonin e Prishtinës vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur 185 persona. Institucionet vendore dhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë ritheksuar nevojën për intensifikimin e përpjekjeve për zbardhjen e fatit të tyre.
Në këtë kuadër, BIRN Kosova, në bashkëpunim me organizatën ACDC, ka prezantuar të dhënat lidhur me të zhdukurit që prej mbarimit të luftës, në kuadër të një projekti që synon të ruajë kujtesën kolektive dhe të kontribuojë në dokumentin e së vërteteës për viktimat.
Sipas të dhënave, deri më tani mbi 900 trupa të viktimave të luftës janë kthyer nga Serbia në Kosovë, ndërsa fati i 1.560 personave vazhdon të mbetet ende i panjohur.

Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B