Prishtinë, 8 nëntor 2026 08:55
Gadi Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite dhe lider i partisë Yashar, është mandatuar nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, për të formuar qeverinë e re, duke i hapur rrugë mundësisë së përfundimit të qeverisjes së gjatë të Benjamin Netanyahut.
Vendimi i presidentit erdhi pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, në të cilat asnjëri nga blloqet politike nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.
Eisenkot mori mbështetjen e 67 deputetëve gjatë konsultimeve me presidentin, ndërsa Netanyahu siguroi rekomandimin e 46 deputetëve. Në parlamentin izraelit, Knesset, nevojiten së paku 61 vota për të formuar qeverinë.
Megjithatë, formimi i qeverisë së re mbetet sfidë për Eisenkotin, pasi katër partitë opozitare hebraike që e mbështesin kanë gjithsej 48 ulëse. Mbështetja e dy partive me shumicë arabe mund t’i sigurojë atij numrat e nevojshëm, por mbetet e paqartë nëse ai do të pranojë një bashkëpunim të tillë.
Eisenkot synon krijimin e një qeverie të emergjencës kombëtare, ndërsa përballë tij mbetet mundësia e negociatave me partitë e tjera për sigurimin e shumicës parlamentare.
Ish-shefi i ushtrisë izraelite do të ketë 28 ditë kohë për të formuar qeverinë, me mundësi vazhdimi edhe për 14 ditë të tjera.
Ndërkohë, Benjamin Netanyahu do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryeministrit në qeverinë në largim, derisa të formohet një kabinet i ri.
Nëse Eisenkot arrin të sigurojë shumicën parlamentare, ai do ta zëvendësojë Netanyahun në krye të qeverisë izraelite.

Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar