Prishtinë 30 Maj 2026 15:17
Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të zgjerojë praninë e saj në misionet ndërkombëtare të sigurisë, teksa dy oficerë të saj janë integruar në strukturat e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).
Përmes një deklarate, Bordi i Paqes njoftoi se mirëpret oficerët e rinj ndërlidhës nga FSK-ja, majorët Gentrit Idrizi dhe Labinot Lala, të cilët do të shërbejnë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, raporton IndeksOnline.
Sipas deklaratës, dy oficerët kosovarë do të kenë rol të rëndësishëm në lehtësimin e shkëmbimit të informacionit kritik ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe strukturave ndërkombëtare të sigurisë.
“Kosova po dërgon më të mirën e saj për të lehtësuar rrjedhën e informacionit kritik midis ISF dhe kombit të saj”, thuhet në njoftim.
Bordi i Paqes vlerëson se integrimit i Idrizit dhe Lalës në stafin e ISF-s; ndërton koalicionin ndërkombëtar të personelit, duke avancuar përpjekjet e sigurisë dhe stabilizimit për Bordin e Paqes.

Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
Prania ushtarake e Serbisë pranë Kosovës, mes rrezikut dhe paralajmërimeve
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj