Prishtinë, 29 maj 2026 20:31
Në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, pritet të vijë një ligj i veçantë.
Përmes tij, synohet që Kosova ta ketë xhandarmërinë e saj.
Por nga ekzekutivi në detyrë nuk treguan për numrin që është përcaktuar në këtë forcë.
Modelet e tilla janë të mirëseardhura për njohësit e fushës së sigurisë.
Për ish drejtorin e Policisë, Reshat Maliqin, dallon territori i Kosovës me këto vende.
Ai thotë se numri mund të përshtatet sipas vendbanimit, por sipas tij, një pjesë e territorit me Serbinë ka nevojë për patrulla të xhandarmërisë.
“Territori në Francë e në Itali është shumë më i madh se në Kosovë edhe ne nuk kemi nevojë për një forcë aq të madhe 100 mijë. E rëndësishme është që është mirë që po krijohet, e varësisht prej nevojave më vonë do të shikohet se a ka nevojë psh nëse bëhet nga 500 deri në 1000 oficerëve të xhandarmërisë, pastaj nevojat e shohin a duhet të ketë rritje të tyne, ngritjen e tyne, trajnimin e tyne, do ia përshtatin territorin e Kosovës pasi ne rreziqet më të mëdhaja i kemi nga Serbia, nuk kemi nevojë psh nga ana e Shqipërisë”, thotë Maliqi.
Që numri i pjesëtarëve duhet të përshtatet me territorin e thotë edhe ish eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina.
Morina jep detaje se si mund te jenë fazat për përcaktimin e numrit të kësaj force.
“Numri i njësitit të xhandarmërisë varet prej madhësisë së territorit, numrit të banorëve pastaj prej rrezikshmërisë së vendit kufijve tonë, kostos për arsye se një formim i tillë i njësiteve kushton, i kushton shtetit prandaj në kushtet reale objektive në bazë të këtyre rrethanave çfarë i ka Kosova unë mendoj se në fazën e parë fillestare diku do të jetë numri i njësitit të xhandarmërisë 800 deri në 1200 për t’u përgatitur mirë me pajisje të përgatitura mirë ndërsa faza e fundit mendoj që do të jetë numri 1500 deri në 2000 të trajnuar mirë”, thotë Morina.
Nga Qeveria në detyrë kanë thënë se krijimi i xhandarmërisë po bëhet për shkak të nevojës së domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe përballjen me sfidat që vijnë nga Serbia.

Kadetët e FSK-së marrin pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve në Gjermani
“Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë”, e-maili në emër të Shtetit Islamik që alarmoi institucionet në Shqipëri: Do t’ju vrasim
“Serbia synon destabilizimin e Kosovës”, ekspertët flasin pas aktakuzës ndaj Shehollit
Hapi i radhës drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve në Gjakovë
“Agjenturat serbe kanë rritur aktivitetin”/Eksperti i sigurisë kërkon fokus të shtuar në brezin kufitar
Kurti: Nuk është në rregull që Radoiçiq është ende i lirë
Maqedonci bisedoi ne Atienza-n për sigurinë dhe koordinimin me NATO-n
Akil Gjakova fiton me hedhje të bukur
Pas aktgjykimit lirues për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Kryeprokurori kërkon raport nga Prokuroria e Pejës