Prishtinë, 29 maj 2026 09:08
Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar një moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj profesional dhe ndërkombëtar, duke marrë pjesë për herë të parë në konferencën prestigjioze SOF Week 2026, e organizuar nga United States Special Operations Command (USSOCOM) në Tampa.
Kjo pjesëmarrje e Operacioneve Speciale të FSK-së vlerësohet si një dëshmi e qartë e ngritjes së kapaciteteve profesionale, avancimit të standardeve operative dhe rritjes së rolit të Kosovës në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes.
Gjatë konferencës, delegacioni i FSK-së zhvilloi takime me figura të larta të komunitetit global të operacioneve speciale, përfshirë Komandantin e USSOCOM, Admiral Frank M. Bradley, si dhe Komandantin e Operacioneve Speciale për Evropë (SOCEUR), Lieutenant General Richard E. Angle.
Këto takime u cilësuan si të rëndësishme për forcimin e partneriteteve dhe thellimin e bashkëpunimit profesional mes forcave aleate.
Në një ngjarje ku morën pjesë 74 delegacione nga shtete partnere dhe aleate, prezenca e FSK-së u interpretua si konfirmim i rritjes së besueshmërisë dhe integrimit të saj në rrjetin ndërkombëtar të sigurisë. SOF Week konsiderohet një platformë strategjike globale, ku shkëmbehen përvoja operacionale dhe zhvillohen konceptet më moderne të operacioneve speciale.
Pjesëmarrja në një forum të tillë të nivelit të lartë tregon qartë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga një forcë në zhvillim në një partner aktiv në skenën ndërkombëtare të sigurisë.
Përfshirja në diskutime me United States Special Operations Command nënvizon nivelin e bashkëpunimit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në fushën e operacioneve speciale dhe ndërtimit të kapaciteteve moderne ushtarake.
Ky bashkëpunim shihet si një shtyllë kyçe për avancimin e mëtejshëm të FSK-së, duke e afruar atë me standardet e forcave aleate dhe duke forcuar ndërveprueshmërinë me partnerët ndërkombëtarë.
Në këtë kontekst, pjesëmarrja në SOF Week 2026 nuk është vetëm një prezencë simbolike, por një hap konkret drejt thellimit të integrimit profesional dhe institucional të FSK-së në strukturat globale të sigurisë.

Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës