Prishtinë 29 Maj 2026 8:32
Një dron rus, i lëshuar si pjesë e sulmit gjatë natës ndaj Ukrainës, u rrëzua mbi një ndërtesë banimi në qytetin rumun Galați. Dy persona pësuan lëndime të lehta, ndërsa disa banorë u evakuuan.
Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se droni ishte ndjekur nga radarët në hapësirën ajrore rumune para se të godiste çatinë e ndërtesës.
Pas goditjes shpërtheu një zjarr, ndërsa në vendin e ngjarjes u dërguan policia dhe shërbimet tjera emergjente, shkruan skynews.
Galați ndodhet pranë lumit Danub, në lindje të kufirit me Moldavinë dhe Ukrainën. Ushtria rumune ngriti në ajër dy aeroplanë luftarakë F-16 dhe një helikopter, të cilëve iu dha autorizimi për të vepruar ndaj objektivave, ndërsa banorëve të zonave të rrezikuara iu dërguan mesazhe paralajmëruese.
Sulmi vjen në një kohë kur Rusia vazhdon të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë dhe dronë për të goditur rrjetin energjetik dhe qytetet ukrainase. Në të njëjtën kohë, Ukraina po përgatitet për bombardime të reja të rënda.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi nga Shtetet e Bashkuara raketa shtesë Patriot për mbrojtjen kundërajrore. Gjatë vizitës në Suedi, ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë më shpejt.
“Ne jemi shumë këmbëngulës”, theksoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se përshkallëzimi dhe intensifikimi i sulmeve rrezikojnë të dalin jashtë kontrollit, me “pasoja të panjohura dhe të paqëllimshme”.
Ai bëri thirrje për më shumë diplomaci, ulje urgjente të tensioneve dhe armëpushim të plotë e pa kushte.

Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës