Prishtinë, 26 nëntor 2026 07:16
Polonia po përgatitet të vendosë një zonë ndalim-fluturimi përgjatë kufirit me Ukrainën, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë ajrore dhe parandalimin e ndërhyrjeve ruse në hapësirën ajrore të NATO-s.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, i cili ka konfirmuar se qeveria është në fazën përfundimtare të hartimit të kuadrit ligjor për këtë masë.
Sipas Tomczyk, urdhëresa pritet të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.
Zona e ndalim-fluturimit do të përfshijë një hapësirë prej disa dhjetëra kilometrash përgjatë kufirit me Ukrainën. Kjo masë synon të ofrojë mbështetje shtesë operacionale për forcat e armatosura polake dhe të kufizojë trafikun ajror në këtë pjesë të territorit.
Përveç masave të brendshme, Varshava po kërkon që edhe vendet e tjera anëtare të NATO-s të zbatojnë kufizime të ngjashme përgjatë krahut lindor të Aleancës.
“Ne gjithashtu do t’i nxisim aleatët tanë – të gjithë aleancën e NATO-s – të krijojnë një parim të tillë përgjatë krahut lindor”, ka deklaruar Tomczyk.
Ai ka theksuar se Polonia ka qenë ndër vendet e para që ka ndërmarrë hapa të tillë, ndërsa më pas edhe shtetet baltike kanë ndjekur të njëjtën qasje.
Vendimi vjen në një kohë të tensioneve të vazhdueshme në rajon, si pasojë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe shqetësimeve për sigurinë e hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s.

Humbjet e Rusisë në Ukrainë, vlerësohen mbi 720 mijë ushtarë të vrarë
Mbi 1.700 familje presin përgjigje, Picula kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Demokratët dominojnë Kongresin amerikan, sigurojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës
Tetë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, Moska shkel edhe hapësirën ajrore të Polonisë
Polonia vendos zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, kërkon masa të ngjashme nga NATO-ja
Gashi: Në veri pati transformim, në politikën e jashtme mungoi përparimi
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës