Prishtinë, 1 qershor 2026 18:38
Irani dhe aleatët e tij po shqyrtojnë “aktivizimin e fronteve të tjera”, përfshirë ngushticën Bab al-Mandab, si përgjigje ndaj sulmeve të Izraelit në Liban, raportuan të hënën mediat iraniane, raporton CNN.
Mbyllja e kësaj rruge ujore strategjike mund të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në tregtinë globale dhe t’i trazojë më tej tregjet e naftës. Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm pas këtij lajmi.
Bab al-Mandab ndodhet në skajin jugor të Detit të Kuq dhe është një portë kyçe drejt Kanalit të Suezit, duke lidhur Europën dhe Azinë përmes një prej rrugëve detare më të ngarkuara në botë. Me vetëm 29 kilometra gjerësi në pikën e saj më të ngushtë, ajo është vendi ku anijet kanë qenë më parë objekt sulmesh nga rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani.
fund të vitit 2023, militantët Huthi filluan të sulmonin anije tregtare që kalonin përmes kësaj ngushtice në shenjë hakmarrjeje për luftën e Izraelit në Gaza. Sulmet i shtynë kompanitë detare të përdornin një rrugë më të gjatë, duke shtuar javë të tëra në udhëtime dhe duke i detyruar të shpenzonin më shumë për karburant, sigurime dhe paga të marinarëve.

Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit