Zveçan, 28 maj 2026 14:26
Salla e Sporteve në Zveçan u bë sot skenë e një tubimi politik të organizuar nga Lista Serbe, ku u vunë re pankarta me mesazhe të forta nacionaliste, flamuj të Serbisë dhe një retorikë të njohur që thekson cenueshmërinë dhe sakrificën kolektive.
Nga skena u përsëritën thirrje për “mbrojtjen e Serbisë” dhe “unitetin”, duke rikthyer një diskurs që për shumë qytetarë konsiderohet më shumë emocional sesa programor, dhe një pikëpyetje nëse këto tubime përfaqësojnë një program politik konkret apo shërbejnë si platformë për mobilizim simbolik dhe ruajtje të ndikimit politik në komunitet, raporton VeritasInfo.
Sipas disa qytetarëve dhe burimeve lokale, pjesëmarrja në tubim është organizuar në mënyrë të strukturuar, me grupe që kanë ardhur në kolona.
Po ashtu, disa pretendime flasin për presion të mundshëm në institucione apo vende pune, sidomos në sektorin publik dhe në strukturat që lidhen me ndikimin politik të Listës Serbe. Këto pretendime, megjithatë, nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Në pankartat e shfaqura në sallë janë vërejtur mesazhe si “Muri serb i Mitrovicës” dhe slogane që lidhen me “mbijetesën serbe”, të cilat kritikët i shohin si përpjekje për të riaktualizuar narrativën e krizës dhe për ta kanalizuar pakënaqësinë përmes simbolikës kombëtare.
Lista Serbe, shpeshherë, në vend të adresimit të problemeve konkrete si papunësia, largimi i të rinjve, infrastruktura e dobët dhe pasiguria ekonomike, diskursin e përdorur në tubim vazhdon ta mbështetet në temën e tensionit dhe ndjesisë së kërcënimit të përhershëm.
Megjithatë, mënyra e organizimit dhe mesazhet e përsëritura nacionaliste vazhdojnë të nxisin debat, duke reflektuar ndarjet e thella politike dhe perceptimet e ndryshme mbi rolin e kësaj partie në jetën publike në veri të vendit.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit