Prishtinë 27 Qershor 2026 11:41
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka shpallur rezultate përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.
Pas përfundimit të mbledhjes pritet që të bëhet publikimi zyrtar i rezultateve finale të procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.Lëvizja Vetëvendosje del subjekti i parë me 53 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 7 deputetë.
Nga subjektet e komuniteteve, Lista Serbe ka 9 ulëse, ndërsa Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP ka 2 ulëse. Me nga një ulëse pritet të përfaqësohen Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Socialdemokratska Unija – SDU, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, Koalicija Vakat dhe PSA.
Më poshtë, kryetar i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi shihet teksa lexon emrat e 120 deputetëve të rinj:

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Policia në aksion në veri për armëmbajtje pa leje, Elshani konfirmon operacionin
Aktakuza ndaj Radojçiçit dhe të tjerëve pohon se trupat e 107 civilëve të vrarë u groposën në Batajnicë
Aksident në Malishevë, vdes 30 vjeçari
Mbi 174 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, përfshihen për herë të parë edhe familjet pa leje qëndrimi