Prishtinë, 29 qershor 2026 07:54
Procesi zgjedhor i është afruar përmbylljes, pasi të dielën gjatë ditës nuk pati asnjë ankesë lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën.
Nëse asnjë nga palët nuk i drejtohet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, sot në mesditë, KQZ-së i hapet rruga për certifikimin e rezultateve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar nisjen e negociatave me partitë politike sapo të përmbyllet procesi zgjedhor.
Sipas analistit politik, Adrian Zeqiri, mosnisja e takimeve e konsultimeve mes subjekteve deri tash, është tregues se nuk kanë ndryshuar qëndrimet sa i përket çështjes së presidentit, me ato që i kishin para zgjedhjeve.
Në këtë jogatishmëri të partive politike që të kyçen në një proces të dialogimit për çështjet e hapura të ndërtimit të institucioneve, është më shumë që nuk kanë ndryshuar, së paku jo në deklarimet publike, qëndrimet e partive politike të cilat tanimë janë të njohura që ishin të njohura edhe para zgjedhjeve dhe si rezultat i këtyre qëndrimeve patëm zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Zeqiri.
Zgjedhjet e 7 qershorit ishin të dytat të jashtëzakonshme radhazi, dhe u mbajtën 6 muaj pas atyre të 28 dhjetorit. Legjislatura X u shpërnda pasi deputetët dështuan të zgjedhin presidentin.
Sipas Zeqirit, qëndrimet e para 7 qershorit e çuan vendin në zgjedhje. Ai thotë se sërish mund të ketë krizë institucionale.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë për koalicion qeverisës dhe kjo ndoshta e bënë më të vështirë marrëveshjen me ndonjë parti politike, sepse marrëveshja do të përfshinte vetëm çështjen e presidentit dhe jo të bashkëqeverisjes. Kështu që unë parashoh një situatë të krizës, vazhdim të krizës institucionale me këto qëndrime të cilat veç i dimë”, ka thënë ai.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Takohen Kurti e Hamza
Kosova mposhtet nga Austria në Vjenë
Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso, Melburn dhe në disa qytete të Gjermanisë kundër aktgjykimit të Speciales
Kosova në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë