Prishtinë, 8 korrik 2026 08:02
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mbajë sot, duke filluar nga ora 11:00, mbledhjen e radhës, në të cilën është paraparë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Mbledhja vjen një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, pasi dita e martë shënoi plot një muaj nga procesi zgjedhor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se mbledhja është caktuar pasi Gjykata Supreme ka vendosur për ankesat e paraqitura lidhur me procesin zgjedhor.
“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka deklaruar Elezi.
Me certifikimin e rezultateve përfundimtare përmbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor, duke i hapur rrugë hapave të mëtejmë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i ShBA-së
Kosova kalon në çerekfinale të padelit pas fitores ndaj Turqisë në “Taranto 2026”
Liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë
Kurti: Absurde që ura mbi Ibër të jetë e mbyllur, po koordinohemi me KFOR-in