Prishtinë, 28 maj 2026 18:25
Policia e Kosovës ka zbuluar planin operativ për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, duke listuar katër fazat e veprimit, me të parën që tashmë është realizuar.
“Policia e Kosovës, bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve institucionale, me kohë ka hartuar urdhrin operativ dhe ka bërë të gjitha planifikimet lidhur me ‘Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës’, të cilat do të mbahen me datën 07 qershor 2026 në Republikën e Kosovës.
“Përmes urdhrit operativ, parashihen të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, përfshirë pajisjet e nevojshme logjistike, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Plani operativ përfshin katër faza: periudhën parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, angazhimin në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, garantimi e sigurisë në ditën e zgjedhjeve dita (Z), periudhën pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.
“Faza e parë veçse është realizuar dhe tani jemi në zbatimi të fazës së dytë, të angazhimit në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, për të vazhduar sipas planit me fazat tjera, deri në përfundim të procesit zgjedhor”.
“Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”.
Ata po ashtu kanë njoftuar se janë caktuar zyrtarë/hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit.
Po ashtu, “janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor”.

Kolona njerëzish nën presion, slogane pa zgjidhje e nacionaliste: Lista Serbe rikthen narrativën e frikës në Zveçan, në ditën e parë të fushatës
Partitë politike nisin garën elektorale, KQZ me rregulla të reja zgjedhore
Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 7 qershorit
KQZ: Mungesa e shiritit ngjitës nuk e cenon vlefshmërinë e fletëvotimit
KQZ del me disa sqarime sa i përket votimit përmes postës
KQZ lehtëson procedurat e regjistrimit të votuesve mbi 80 vjeç për të votuar përmes ekipeve mobile
Murati: Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik
Video-lajm: Marrja nën kontroll shtetëror të stacionëve hekurudhure në Zveçan dhe Leposaviq
FSK-ja pjesë e Konferencës së Ushtrive Evropiane në Gjermani