Prishtinë 28 Maj 2026 12:19
Ministri në detyrë i Mbrojtjes po qëndron në SHBA, Ejup Maqedonci në Departamentin e Luftës ka takuar Ndihmës Sekretarin e Luftës Daniel Zimmerman.
Ai ka thënë se me të kanë zhvilluar diskutime të rëndësishme mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, si dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në botë.
“Ndihmës Sekretari Zimmerman vlerësoi lart rritjen e investimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbrojtje, vizionin për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe progresin që Kosova ka arritur në forcimin e kapaciteteve ushtarake. Ai gjithashtu vlerësoi vendimet e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për angazhimin e ushtarakëve tanë krah forcave amerikane në operacionet për mbështetjen e paqes, si dhe përkrahjen e vazhdueshme për Ukrainën”, ka thënë Maqedonci.
Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për projekte të përbashkëta strategjike që do ta thellojnë partneritetin tonë me SHBA-të dhe do ta formësojnë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.
“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet themel i sigurisë sonë dhe garanci për ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale dhe të gatshme për t’i dalë zot vendit në çdo rrethanë”, ka shtuar ai.

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Një muaj pas aksidentit në Gjakovë, e mitura ndërron jetë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Gashi: Në veri pati transformim, në politikën e jashtme mungoi përparimi
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës