Prishtinë, 28 maj 2026 12:02
Procesi i dizensektimit për parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime-Kongo është duke u zhvilluar në komunën e Malishevës, në kuadër të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se projekti shumëvjeçar, i cili do të zgjasë deri në vitin 2028, po realizohet në zonat me rrezik të lartë nga përhapja e rriqrave bartëse të virusit.
Sipas ministrisë, trajtimi është duke u kryer në mijëra hektarë sipërfaqe në komunat endemike, përfshirë Malishevën, Klinën, Rahovecin, Suharekën dhe Drenasin, me qëllim uljen e rrezikut për qytetarët.
Autoritetet kanë theksuar se gjatë procesit po përdoren preparate të aprovuara dhe metoda të sigurta, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe institucionet lokale.
Ethet Hemorragjike Krime-Kongo vazhdojnë të konsiderohen shqetësim në disa rajone të Kosovës, ndërsa institucionet kanë apeluar për kujdes dhe respektim të rekomandimeve parandaluese.

Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së