Prishtinë, 28 maj 2026 07:03
Mevlan Ademi, kreu i lëvizjes studentore në Shkup e cila prej javësh proteston për të bërë në gjuhën shqipe provimin e jurisprudencës, është takuar këtë të mërkurë me kongresmenin amerikan, Keith Self, ku u diskutuan shqetësimet lidhur me cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të fituara përmes Marrëveshja e Ohrit.
Sipas Ademit, studentët shprehën kundërshtimin ndaj çdo hapi që prek barazinë, dinjitetin dhe identitetin kombëtar, duke paralajmëruar se cenimi i frymës së bashkëjetesës dhe barazisë mund të sjellë pasoja serioze për të ardhmen euro-atlantike të vendit.
“Lëvizja jonë studentore sot pati nderin të takohet me kongresmenin amerikanë, Keith Self. Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i paraqesim drejtpërdrejt shqetësimet tona lidhur me përpjekjet për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, të fituara me shumë sakrificë përgjatë këtyre 20 viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit. Theksuam qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar. Çdo përpjekje për të zhbërë frymën e bashkëjetesës dhe barazisë do të krijonte pasoja serioze për vendin dhe të ardhmen tonë të përbashkët euro-atlantike”, ka shkruar ai në Facebook.
Senatorët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam gjatë ditës janë pritur në takim edhe nga kryeministri në detyrë.
Ata të martën ishin për vizitë në Luginën e Preshevës.
Pas vizitës atje, Self tha se kanë vërejtur se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë.
Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Ai ka qenë vazhdimisht i angazhuar në mbështetje të Kosovës, së fundi ka marrë një iniciativë në Kongresin amerikan që mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Kosova forcon kontrollin në turizëm, nuk tolerohen udhërrëfyesit pa licencë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren
Krehiç: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhduku
Konjufca: Rrjetet e spiunazhit synojnë destabilizimin
Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit