Prishtinë, 27 maj 2026 09:57
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Gjatë vizitës, Kurti ka uruar Myftiun Tërnava dhe besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë.
Kurti tha se: “Vizitën e parë për festën e Kurban Bajramit, si për çdo vit, këtë vit vijmë te Bashkësia Islame e Kosovës, për t’ia uruar Myftiut, naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, këtë festë të sakrificës, e cila na e përkujton e vazhdimisht na mëson që edhe sakrifica është festë, sepse ne i gëzojmë të mirat dhe frytet e atyre të cilët kanë sakrifikuar para nesh dhe kanë mundësuar që ne të kemi liri e prosperitet, para së gjithash dëshmorët e kombit, ku ne asnjëherë nuk e harrojmë që aty janë edhe 37 imam hoxhallarë nga lufta”, tha Kurti.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici