Mitrovicë e Veriut, 25 maj 2026 14:53
Derisa qytetarët e veriut vazhdojnë të përballen me probleme ekonomike, infrastrukturore, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e simboleve dhe tabelave në qytet.Në mbledhjen e pestë të rregullt, asambleistët miratuan me 10 vota për dhe 5 kundër futjen në rend dite të kërkesës së Lista Serbe për largimin e instalacionit “I love Mitrovica”, të vendosur nga administrata e kaluar komunale në tetor të vitit të kaluar.
Pika u shtua në momentet e fundit, ndonëse nuk kishte qenë pjesë e materialeve të shpërndara paraprakisht për këshilltarët, çka nxiti reagime dhe akuza për mungesë transparence dhe improvizim procedural.Kundër këtij propozimi dolën këshilltarët e iniciativës “Sever za Sve”, Marko Jakshiq dhe Ivan Miletiq, si dhe Ivan Orlloviq nga “Srpska Demokratija”, të cilët theksuan se vendime të tilla nuk duhet të shtyhen pa paralajmërim dhe pa debat institucional serioz.
kundër votuan edhe Aida Ferati-Doli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emir Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës.Debati lidhet me ndryshimet e bëra më 2 tetor 2025, kur administrata e udhëhequr nga Erden Atiq hoqi simbolin cirilik “Ja volim Kosovsku Mitrovicu” dhe vendosi instalacionin e ri me alfabet latin ” 💚 Mitrovica”, me dizajn dhe stemë të re komunale.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n