Gjilan, 21 maj 2026 08:55
Në Gjilan kanë nisur punimet për ndërtimin e një çerdheje të re, projekt i cili sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kap vlerën prej 885 mijë eurosh dhe do të ketë kapacitet për 80 fëmijë.
Gjatë vizitës në vendpunishte, Kurti tha se objekti do të shtrihet në rreth 900 metra katrorë dhe punimet pritet të përfundojnë brenda 12 muajve. Ai theksoi se kjo është çerdhja e gjashtë në Gjilan që është ndërtuar ose mbështetur gjatë mandatit të qeverisë aktuale.
“Edukimi i hershëm është vendimtar edhe për karakterin dhe cilësinë e jetesës së fëmijëve. Me çerdhen në këtë lagje krijojmë hapësirë e mundësi për rritje në ambient të përshtatshëm”, ka thënë kryeministri në detyrë.
Kurti deklaroi se investimet në infrastrukturën parashkollore synojnë të rrisin kujdesin institucional dhe social për fëmijët, duke e cilësuar projektin si lajm të mirë për prindërit dhe qytetarët e Gjilanit.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n