Prishtinë, 20 maj 2026 07:05
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se rastet e kërcënimeve dhe presioneve ndaj votuesve në Graçanicë lidhen me veprime të orkestruara nga Serbia, pas arrestimit të shtatë personave të dyshuar për cenim të vullnetit të lirë të votuesve.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se proceset zgjedhore në Kosovë vazhdojnë të vlerësohen nga raportet ndërkombëtare për organizim të rregullt dhe garantim të vullnetit të lirë të qytetarëve, pavarësisht, siç u shpreh ai, përpjekjeve për pengesa politike.
Ai ka përshëndetur aksionin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e shtatë personave të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët dyshohen për përpjekje ndikimi ndaj votuesve përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit.
“Zgjedhjet në Kosovë ndonëse në disa raste janë imponuar nga bllokada të qëllimshme politike, vazhdojnë të vlerësohen në raportet ndërkombëtare për standardin e lartë të organizimit, integritetin e procesit dhe garantimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve. Mirëpres veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve.Akte të tilla, që targetojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia, të cilat cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vendin tonë”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për frikësim të votuesve apo cenim të procesit zgjedhor, duke garantuar një proces të lirë dhe të pandikuar nga faktorë të jashtëm.

Liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë
Propaganda e Vuçiqit për Kosovën përdoret si mjet politik dhe diplomatik
Abdixhiku: U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm
Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i sjellim një president të ri
KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim
Çështja e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku takohen pasdite
Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i ShBA-së
Kosova kalon në çerekfinale të padelit pas fitores ndaj Turqisë në “Taranto 2026”
Kurti: Absurde që ura mbi Ibër të jetë e mbyllur, po koordinohemi me KFOR-in