Prishtinë, 09 maj 2026 17:43
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është realizuar një operacion i gjerë bastisjeje nga zyrtarët korrektues, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjes së nivelit të sigurisë brenda institucionit.
Siç njoftton Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë aksionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme të qendrës, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe ambientet e jashtme, sallën e sportit dhe hapësirat tjera përcjellëse.
Në këtë operacion bëhet e ditur se kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, ndërsa është angazhuar edhe njësiti special K9.
“Pas përfundimit të bastisjes nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Gjatë kontrollit janë larguar sende të tepërta nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat e përbashkëta”- thuhet në njoftimin e lëshuar më 09.05.2026.

Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës